Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Tentoi të vidhte bankomatin në Laç, vihet në pranga 41-vjeçari

Nga A2 CNN
9 Shtator 2022, 13:49 | Kronikë
Tentoi të vidhte bankomatin në Laç, vihet në pranga

Një 41-vjeçar që kishte tentuar të vidhte një bankomat një javë më parë është ndaluar nga forcat e rendit të Kurbinit.

Bëhet fjalë për shtetasin G.D., i cili më datë 1 shtator kishte tentuar të vidhte paratë e bankomatit të një banke të nivelit të dytë në Laç, duke arritur vetëm ta dëmtonte.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që 41-vjeçari akuzohet për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe " Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit", mbetur në tentativë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani