Theu masën e arrestit të shtëpisë, ndalohet polici që i mori ryshfet shoferit nga Kosova

Publikuar më: 9/9/2022, ora 09:02
polici 1280x720

Theu masën e arrestit të shtëpisë, ndalohet polici që i mori ryshfet shoferit nga Kosova

Publikuar më: 9/9/2022, ora 09:02

Organet ligjzbatuese kanë ndaluar një punonjës të policisë së qarkullimit rrugor, Enea Qose, i cili kishte thyer masën e arrestit të dhënë, pasi kishte kërkuar ryshfet.  

Në maj të këtij viti, polici u arrestua pasi shpërdoroi detyrën duke marrë ryshfet nga një shtetas kosovar, ndërkohë që nga gjykata u vendos që Qose të vuante dënimin në “arrest shtëpie”. 

Policia në bashkëpunim me AMP, kanë bërë të mundur nëpërmjet informacioneve, ta kapin këtë shtetas në një lokal në lagjen 4 të Korçës.

 Ndalimi i tij u krye pas ankesës së një shtetasi nga Kosova, i cili pretendonte se i ishte vendosur një masë administrative në kundërshtim me ligjin në vlerën 6 mijë lekë, masë e cila u zhduk pas një ryshfeti 50 euro.

Kosovari nuk ishte viktima e vetme e Qoses, pasi hetimet e forcave të rendit, kanë zbuluar episode të ngjashme edhe për shtetas të tjerë, kryesisht të huaj.

Drejtoria Rajonale e AMP Korçë, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme, ku punonjësi i policisë i ndaluar akuzohet për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.