Tkurrja e numrit të nxënësve, drejtoritë arsimore po përshtatin mësuesit dhe shkollat

Publikuar më: 9/9/2022, ora 16:10

Tkurrja e numrit të nxënësve, drejtoritë arsimore po përshtatin mësuesit dhe shkollat

Publikuar më: 9/9/2022, ora 16:10

Numri i nxënësve në arsimin bazë dhe atë parauniversitar është ulur edhe në qarqet e Durrësit dhe të Korçës. Sipas të dhënave zyrtare nga zyra rajonale e arsimit në Durrës për këtë vit shkollor, në sistemin parauniversitar ka 10 për qind nxënës më pak se një vit më parë.

Kjo ka diktuar nevojën e lëvizjeve paralele të detyrueshme të mësuesve.

Në qarkun e Korçës të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në klasat e para janë regjistruar 255 nxënës më pak se viti i kaluar. Edhe në këtë qark, drejtuesit e zyrave arsimore janë detyruar të ribashkojnë klasat dhe shkollat si pasojë e uljes së numrit të nxënësve.

Por cilët janë faktorët që po ndikojnë në këtë tkurrje të numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar.

Ekspertët e Arsimit kanë theksuar se nëse këta faktorë do të vijojnë të japin efektet e tyre në gjendje të lirë, në vitet e ardhshme tkurrja e numrit të nxënësve do të fillojë të mbyllë edhe shkollat në qendrat e mëdha urbane.