Vdekja e Mbretëreshës, pezullohet futbolli në fundjavë në Angli

Vdekja e Mbretëreshës, pezullohet futbolli në fundjavë në Angli
Në shenjë respekti për ndarjen nga jeta në moshën 96-vjeçare të Mbretëreshës Elizabeth II, drejtuesit e Premier League kanë marrë vendimin të shtyjnë të gjitha ndeshjet e planifikuara për t’u zhvilluar gjatë kësaj fundjave.
Vendimi është marrë pas takimit të zhvilluar mëngjesin e së premtes mes drejtuesve të Premier League.
Buckingham Palace konfirmoi në një deklaratë se Madhëria e Saj Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, kishte ndërruar jetë paqësisht në Balmoral.