Viti i ri shkollor nis pa masa anti-Covid, Tirana sërish mësim me turne

Publikuar më: 9/9/2022, ora 15:01

Viti i ri shkollor nis pa masa anti-Covid, Tirana sërish mësim me turne

Publikuar më: 9/9/2022, ora 15:01

Pas dy vitesh të vështirë nga pandemia e koronavirusit, procesi mësimor do të nisë pa masa anti-Covid. Të hënën e 12 shtatorit nxënësit I rikthehen normalitetit në shkolla.

Por kur flitet për Tiranën, mësimi do të jetë sërish me turne. Në të paktën 22 shkolla, nxënësit dhe mësuesit do ta zhvillojnë mësimin deri në orët e vona të mbrëmjes. Hapja e 10 shkollave të reja këtë vit, ka ulur ngarkesën në klasa, por nuk ka eliminuar turnet, një nga shqetësimet më të mëdha të prindërve ndër vite.

Vetëm në Tiranë pritet nisin vitin e ri shkollor 110 mijë nxënës nga të cilët 18 mijë kanë zgjedhur arsimin privat. Ndërsa në klasat e para do të pilotohet lënda e teknologjisë së informacionit pas anglishtes që u aplikua  një vit më parë.

Në prag të fillimit të mësimit, në shkolla vijon shpërndarja e teksteve falas por njëherësh edhe blerja nga prindërit që refuzojnë librat e përdorur dhe të vjetër.