Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Aksioni për ndërtimet pa leje, Berisha: Qeveria ka bërë sistem ryshfetin

Nga A2 CNN
10 Shtator 2022, 14:39 | Politikë
Aksioni për ndërtimet pa leje, Berisha: Qeveria ka bërë

Sali Berisha u ndal në Kolonjë për të vijuar bashkëbisedimet e tij me qytetarët dhe për të prezantuar alternativat e Partisë Demokratike. Kolonjarëve, Berisha u foli për bujqësinë, që sipas tij po degradon për shkak të Open Balkan.

“Kishim në fshat 400 lopë, kemi disa dhjetëra” tjetri mbushte arkat me kumbulla dhe i hidhte në kanal me radhë sepse atë që s’e bën askush në botë e bën ky me dogmën “Kampioni po pret 1110 vite në dogana!!!” Po çdo vend në botë në kulmin e prodhimeve të veta vë kufi, prit të shesësh të miat! Nëse ne nuk mbrojmë tregun….Prodhimet tuaja kalben, bien, po si e zgjidh Edi Rama këtë?! E zgjidh: “Bujqit po eksportojnë në Beograd!!!”.

Kreu i PD-së, komentoi dhe nismën e re të qeverisë për konfiskimin e kateve shtesë që janë pa leje ndërtimi në gjithë vendin.

“Paskan lulëzuar ndërtimet pa leje. Po ku ishe ti 8 vite, kujt ja thua?  Bën budallenj shqiptarët, shqiptarët budallenj nuk janë. Këtë mund të jenë të tjerë, por shqiptari budalla nuk është. Jo, kushdo që i njeh dhe ka studiuar psikologjinë e shqiptarëve i ka gjetur inteligjentë. Me ndonjë problem tjetër, por nga inteligjenca nuk vuajnë. Nuk mund tu thuash ti shqiptarëve se nga dolën këto kate, se nga mbinë këto kate. Mbinë me ryshfete ato. Sepse ke krijuar një administratë që nga mëngjesi deri në darkë vjel ryshfete dhe vjedh në shembullin tënd”.

Si për të forcuar akuzat e tij, Berisha solli në vëmendje dhe deklaratën e ministrit Çuçi lidhur me situatën kriminale në vend.

“Krimi thotë zhvillon, thoshte ministria anti-krimit. Sigurisht të zhvillon o ministër, velist. Sepse me vela transportohet droga. Dhe ti po pasurohesh. Kjo nuk ka diskutim. Po krimi, përkundrazi e pengon thellësisht  zhvillimin. Krimi dhe zhvillimi ecin në drejtime të kundërta. Po të ishte për krim Kolumbia sot do të ishte e zhvilluar sa Japonia apo Gjermania, apo Shtetet e Bashkuara. Por nuk zhvillon krimi, krimi e pengon zhvillimin”.

Para qytetarëve të Kolonjës, kryetari i Partisë Demokratike u zotua se do të bëjë çmos për largimin sa më parë të Edi Ramës nga pushteti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë