Barcelona fiton mes panikut dhe ankthit në shkallët e stadiumit

Publikuar më: 10/9/2022, ora 21:51

Barcelona fiton mes panikut dhe ankthit në shkallët e stadiumit

Publikuar më: 10/9/2022, ora 21:51

Në minutën e 82-të, ndeshja Cadiz-Barcelona u ndërpre për shkak se një tifoz në shkallët e stadiumit pati nevojë për ndërhyrje urgjente mjekësore.

Të dy stafet mjekësore nxituan drejt personit që pësoi atak në zemër, ndërsa defribilatori u çua nga portieri vendas, Jeremias Ledesma.

Ndeshja u ndërpre për gati 45 minuta, kur Barcelona po udhëhiqte 2-0 në minutën e 80, me golat e De Jong dhe Lewandowski. Pasi gjendja u qetësua dhe tifozi u dërgua në spital, arbitri e rinisi sërish, me Barcelonën që shënoi edhe dy gola të tjerë në 10 minutat e mbetura, me Ansu Fati dhe Dembele, për të marrë përkohësisht kryesimin e kampionatit spanjoll.