“Bonde”, Ana de Armas përlotet, ndërsa merr duartrokitjen 14-minutëshe në Venecia

Publikuar më: 10/9/2022, ora 13:06

“Bonde”, Ana de Armas përlotet, ndërsa merr duartrokitjen 14-minutëshe në Venecia

Publikuar më: 10/9/2022, ora 13:06

Aktorja Ana de Armas u emocionua në premierën e saj biografike të Marilyn Monroe, “Bonde”, në Festivalin e Filmit në Venecia.

Filmi mori një duartrokitje 14-minutëshe të enjten, ku de Armas u pa duke fshirë lotët nga fytyra e saj dhe duke përqafuar të dashurin e saj, Adrien Brody.

Aktorja luan si Monroe në filmin, i cili u përshtat nga romani i Joyce Carol Oates me të njëjtin emër. Brody luan bashkëshortin e saj të tretë, Arthur Miller.

Brody kishte lavdëruar më parë performancën e saj në konferencën për shtyp të filmit, duke thënë se de Armas ishte në gjendje ta çonte atë “në një kohë dhe vend tjetër”.

De Armas i tha britanikes “Sunday Times” se roli kërkonte shumë përgatitje.

“Më u deshën nëntë muaj stërvitje dialektesh, stërvitje dhe disa seanca shtesë të zëvendësimit të dialogut për të përsosur theksin. Ishte një torturë e madhe, kaq rraskapitëse”, tha ajo për median.

Në premierën e filmit në Venecia u shfaq edhe producenti, Brad Pitt.

Blonde del në Netflix më 28 shtator.