Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Borrell gjen alternativën e papritur ndaj gazit rus

Nga A2 CNN
10 Shtator 2022, 20:24 | Bota
Borrell gjen alternativën e papritur ndaj gazit rus

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ndodhet në një vizitë zyrtare në Mozambik dhe ka deklaruar se ky vend mund të ndihmojë Evropën.

Gjatë vizitës së tij në shtetin afrikan, Borrell theksoi nevojën për të pasur kushte paqeje dhe stabiliteti, për të garantuar se nuk do të ketë kërcënime dhe probleme nëse lindin konflikte në rajon. Në një takim me Presidentin Filipe Nyusi, Borrell deklaroi: “Falenderojmë për këtë që po bëni. Pas pak ditësh, anija e parë me 175 mijë tonë gaz do të niset nga Cabo Delgado për në Evropë”.

Pavarësisht thirrjes për stabilitet, Mozambiku vuan nga terrorizmi xhihadist në provincën e Cabo Delgado. Ky vend tani pret një mision trajnimi ushtarak të Bashkimit Evropian, i cili ndihmon ushtrinë lokale për të luftuar xhihadizmin.

Mozambiku është deklaruar neutral në konfliktin në Ukrainë dhe, pavarësisht se ka marrë mbështetjen e madhe evropiane në formën e ndihmës humanitare dhe ushtarake, është ndër grupet e vendeve që kanë abstenuar në votën për të denoncuar pushtimin rus në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani