Brozovic dhe Handanovic kthejnë Interin te fitorja

Publikuar më: 10/9/2022, ora 20:05
brozovic 1280x720

Brozovic dhe Handanovic kthejnë Interin te fitorja

Publikuar më: 10/9/2022, ora 20:05

Pas humbjes ndaj Milanit në kampionat dhe Bayernit në Champions, Inter kthehet të fitojë dhe një gjë të tillë e bën me vuajtje.

Në ndeshjen e zhvilluar në San Siro ndaj Torinos, goli i vetëm i takimit për zikaltërit erdhi vetëm në minutën e 89, kur Barella dha një top fantastik për Brozovic brenda zonës, me mesfushorin kroat që mposhti portierin Milinkovic-Savic.

Për t’u nënvizuar ndeshja fantastike e portierit të Interit, Samir Handanovic, i cili pas kritikave në derbi, u la në stol nga trajneri Simone Inzaghi për supersfidën ndaj Bayern Munchen.

Me këtë fitore, Inter ngjitet në kuotën e 12 pikëve dhe për momentin renditet në vendin e tretë të Serisë A.