Charles III shpallet zyrtarisht mbret, ceremonia shfaqet për herë të parë në televizion

Publikuar më: 10/9/2022, ora 14:13

Charles III shpallet zyrtarisht mbret, ceremonia shfaqet për herë të parë në televizion

Publikuar më: 10/9/2022, ora 14:13

Charles III u shpall zyrtarisht mbret në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin e Saint James. Ai e trashëgoi automatikisht fronin me vdekjen e nënës së tij Elizabeta e II, por një roli i tij u zyrtarizua në një mbledhje historike të atij që njihet si Këshilli i Aderimit.

Gjatë ceremonisë, e cila ishte e para që u transmetua në televizion, mbreti e shpalli ditën e funeralit të monarkes së ndjerë si festë zyrtare. Charles nuk ishte fillimisht i pranishëm, por i shoqeruar nga bashkëshortja Camilla dhe Princi Ëilliam erdhi në pjesën e dytë, ku zhvilloi takimin e tij të parë me grupin e këshilltarëve të lartë politikë të monarkisë.

Sekretari i këshillit, Richard Tilbrook e shpalli Charlsin si mbretin e Commonëealth dhe mbrojtësin e besimit, para se të shprehej: “God Save the King”.

200 pjesëtarët e Këshillit që morën pjesë në ceremoni, përfshirë ish-kryeministrat Boris Johnson, Theresa May, David Cameron, Gordon Broën, Tony Blair dhe John Major përsëritën frazën menjëherë më pas.

Në deklaratën e tij, Mbreti Charles III tha se do t’i shërbente mbretërisë duke ndjekur shembullin e nënës së tij.

“Jam plotësisht i ndërgjegjshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe përgjegjësinë e të qenit sovran që tani më kanë kaluar mua. Duke marrë përsipër këto përgjegjësi do të mundohem të ndjek shembullin frymëzues që më është dhënë në mbështetjen e qeverisë dhe kërkimit të paqes, harmonisë dhe prosperitetit të popullit të Britanisë, vendeve të Comonëealthdhe të gjithë botës”, tha mbreti Charles III.

Deklarata e shpalljes mbret u firmos nga monarku, bashkëshortja e tij Camilla, trashëgimtari i tij, Princi Uilliam dhe pjesëtarët e këshillit.

Më pas, siç e kërkon tradita, emri i mbreti të ri u lexua në ballkonin që shrh në oborrin e Pallatit Saint James, ku shpërthyen duartrokitje dhe thirrjet “God Save the King”.

Më pas banda muzikore mbretërore luajti himnin kombëtar, dhe përshëndetje me top u bënë në Hyde Park dhe kullën e Londrës, e po ashtu në zona të tjera të Britanisë së Madhe.