Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Edhe Porti i Durrësit pa sistemin TIMS

Nga A2 CNN
10 Shtator 2022, 21:02 | Aktualitet
Edhe Porti i Durrësit pa sistemin TIMS

Sistemi TIMS prej disa orësh nuk funksionon as në Portin e Durrësit. Burime pranë Policisë së Kufirit dhe Migracionit, bëjnë me dije se procesi i imbarkimit në dy tragetet që do të lundrojnë mbrëmjen e sotme drejt Barit po bëhet me regjistra manualë.

Në funksion të pasagjerëve dhe mjeteve të tyre janë 26 sportele, me qëllim shmangien e radhëve në përpunim.

https://a2news.com/2022/09/10/ministria-e-brendshme-rikthehen-ne-pune-dy-sportele-ne-rinas/

Mbrëmjen e kaluar, si pasojë e shkëputjes së energjisë elektrike, nuk ishte kuptuar bllokimi dhe ndërhyrja në sistemin TIMS, dhe që prej mbrëmjes së kaluar po punohet me regjistra manualë.

Deri më tani, nuk raportohen radhë dhe problematike si pasojë e situatës së krijuar.

https://a2news.com/2022/09/10/irani-sulmon-serish-shqiperine-bllokohen-pikat-kufitare-dhe-portet/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani