Ferrari lumturon tifozët në shtëpi, Leclerc niset nga vendi i parë

Publikuar më: 10/9/2022, ora 17:22
ferrari monza 1080x720

Ferrari lumturon tifozët në shtëpi, Leclerc niset nga vendi i parë

Publikuar më: 10/9/2022, ora 17:22

Charles Leclerc do të niset nga vendi i parë në Çmimin e Madh të Italisë. Piloti i Ferrarit i dha një gëzim tifozëve italianë të pranishëm në pistën e Monzës me një xhiro spektakolare, që e ndihmoi të linte pas me 145 të mijëtat holandezin Max Verstappen (Red Bull).

Kohën e tretë më të shpejtë e regjistroi ferraristi tjetër, Carlos Sainz, ndërsa pas tij Sergio Perez.

Për shkak të penalizimeve të Sainz, Verstappen dhe Perez, nga vija e parë e nisjes do të jenë Leclerc dhe Russell, në të dytën Lando Norris dhe Verstappen, ndërsa në të tretën Ricciardo dhe Gasly.