Hakerat sulmuan edhe sistemet e Policisë, Ministria e Brendshme: Vijojmë punën me aleatët për t’i ruajtur të sigurta

Publikuar më: 10/9/2022, ora 13:59
vetingu ne polici frame 0 1280x720

Hakerat sulmuan edhe sistemet e Policisë, Ministria e Brendshme: Vijojmë punën me aleatët për t’i ruajtur të sigurta

Publikuar më: 10/9/2022, ora 13:59

Ministria e Brendshme ka deklaruar se mbrëmjen e kaluar, sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit janë gjendur nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik.

“Nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë. Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacenueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Për efekt sigurie sistemet tona, përfshi atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht. Shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë. Maksimalisht të vendosur, bashkë me aleatët tanë, vazhdojmë punën për të bërë gjithçka duhet që sistemet tona digjitale të jenë të sigurta dhe shërbimi ndaj qytetarëve të mos ndërpritet në asnjë rast”.

Që prej mbrëmjes së djeshme, pikat kufitare kanë hasur probleme me përpunimin e të dhënave të udhëtarëve. Bllokime dhe vonesa ka pasur edhe portin e Durrësit dhe të Vlorës, ku të dhënat janë përpunuar me dorë nga ana e punonjësve.

Kryeministri Edi Rama njoftoi në mëngjes se sulmi kibernetik vinte sërish nga Irani. Një ditë më parë Shtetet e Bashkuara sanksionuan dy ministria iranianë në lidhje me rolin e tyre në sulmin ndaj Shqipërisë.