Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Publikuar më: 10/9/2022, ora 16:50
varianti omicron koronavirus shqiperi 1280x720 1 1280x720

Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Publikuar më: 10/9/2022, ora 16:50

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 672 testime, nga të cilat 106 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Në të gjithë vendin janë 1615 të infektuar.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

10 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 672 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 106 qytetarë, në këto bashki:

38 në Tiranë, 6 në Durrës, nga 5 Shkodër, Lushnje, Divjakë, Gjirokastër, 3 Kurbin, Sarandë, Korçë, Dimal, nga 2 Malësi e Madhe, Krujë, Kavajë, Fier, Vlorë, Himarë, Libohovë, Përmet, Pogradec, Berat, Skrapar, 1 Has, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Selenicë, Kuçovë, Poliçan.

Janë 1,615 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 148 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,603 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 106
Të shëruar në 24 orë 148
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 672

Testime totale 1,969,892
Raste pozitive 329,802
Raste të shëruara 324,603
Raste Aktive 1,615
Humbje jete 3,584

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 748
Shkodër 168
Elbasan 130
Durrës 130
Fier 115
Vlorë 94
Korçë 46

Gjirokastër 58
Berat 53
Dibër 38
Lezhë 33
Kukës 2.