Lihen në burg dy kontrabandistët e karburantit: Në Liban nafta ishte me 0,25 $ për litër

Publikuar më: 10/9/2022, ora 14:24
vlcsnap 2022 09 10 14h24m29s454 1280x720

Lihen në burg dy kontrabandistët e karburantit: Në Liban nafta ishte me 0,25 $ për litër

Publikuar më: 10/9/2022, ora 14:24

Dy vëllezërit Shpëtim dhe Roland Cani kanë dalë sot para gjykatës së Durrësit për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre. Gjyqtari i seancës Paulin Çera vleftësoi të ligjshëm arrestimin e vëllezërve dhe vendosi arrest në burg për 20 ditë për Shpëtim Canin, kapiten i anijes dhe detyrim paraqitjeje për vëllain e tij, Roland Cani pjesë e ekuipazhit të anijes.

Vëllezërit u arrestuan më 7 shtator pasi anija e  peshkimit u kap në det të hapur me mbi 30 mijë litra naftë. Çmimi i lartë i naftës në vendin tonë dyshohet se ka aktivizuar tregtinë e karburantit të blerë kontrabandë në Liban, ku në verë çmimi i karburantit, sipas deklaratave të peshkatarëve, ishte 0,25 dollarë për litër.

Disa ditë pas bllokimit të një anijeje peshkimi, autoritetet nuk kanë mundur ende të peshojnë sasinë e karburantit që ndodhet në depozitat e saj.