Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Nuk i prek kriza që ka përfshirë botën, një "shëtitje" në fshatin ku jetohet pa energji elektrike

Nga A2 CNN
10 Shtator 2022, 14:57 | Lifestyle

Në një kohë ku e gjithë bota është futur në një krizë energjetike, për shkak të çmimeve të larta, një fshat i lashtë në Amerikën Qendrore, është më pak i prekuri nga ky shqetësim.

Santa Cruz, një vendbanim i hershëm i fiseve Maja, shtrihet në një luginë të vogël mes maleve të thepisura në Belize. Në këtë fshat, banorët e paktë në numër jetojnë ende në banesa me çati kashte dhe merren me kultivimin e misrit, patates dhe kakaos. Kjo është një mënyrë jetese që ka mbetur e pandryshuar për shekuj me radhë. Ky komunitet jeton në harmoni të plotë me natyrën, duke qëndruar larg çdo zhvillimi teknologjik.

https://a2news.com/2022/07/27/qytetet-dhe-fshatrat-e-ngritur-mbi-shkembinj/

"Ne jetojmë me tokën, diellin, shiun," - thotë Jose Mes, një nga drejtuesit e komunitetit të Santa Cruz. Ai shpjegon se ka qenë dëshirë e vetë banorëve për të jetuar si të parët e tyre, por është ndikuar edhe nga kushtet e vështira. Fshati, shtrihet shumë larg rrjetit kombëtar të energjisë elektrike, duke e bërë të vështirë dhe të kushtueshëm elektrifikimin e kësaj zone. 

"Jeta jonë në këtë fshat është e izoluar nga pjesa tjetër e botës. Na është dashur të luftojmë fort për të mbrojtur tokën, shtëpitë tona dhe traditat tona të lashta, por kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë, pasi bota po ndryshon me shpejtësi."

Jose Mes, drejtues i komunitetit vendas në Santa Cruz
https://a2news.com/2022/07/24/fshati-qe-jeton-mbi-flori-dhe-qe-po-perpihet-nga-toka/

Së fundmi, fshati po sheh një rritje të turizmit nga vizitorë të shumtë që vijnë për të parë gjurmët e fiseve Maja. Kjo padyshim po i jep vendasve më shumë të ardhura, mirëpo nga ana tjetër ata po përpiqen të jenë të kujdesshëm që turizmi të jetë i kontrolluar. Qeveria po tenton të zhvillojë infrastrukturën, të ndërtojë hotele, si dhe shumë shërbime të tjera për vizitorët. Megjithatë, kjo nuk po i pëlqen aspak komunitetit vendas, madje ata janë të shqetësuar, pasi mendojnë se këto zhvillime mund të rrezikojnë trashëgiminë e tyre, të ruajtur me aq fanatizëm deri më sot.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë