Pas zjarreve mbërrin stuhia tropikale në Kaliforni

Publikuar më: 10/9/2022, ora 08:03
stuhia 1280x720

Pas zjarreve mbërrin stuhia tropikale në Kaliforni

Publikuar më: 10/9/2022, ora 08:03

Zjarrfikësit që prej ditësh po luftojnë flakët në Kaliforni po përgatiten të ndërhyjnë në orët e ardhshme për rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga një stuhi që po afrohet.

Këtë e kanë raportuar mediat amerikane.

Ndërkohë që numërohen dëmet dhe viktimat nga zjarret Fiarview dhe Mosquito, stuhia tropikale Kay, e cila mbërriti në Meksikë të enjten pas një uragani, po lëviz drejt Kalifornisë dhe Arizonës. Meteorologët nga Shërbimi Kombëtar i Motit thanë se deri në 18 cm shi mund të bien në zonën përreth zjarrit Fairview, duke krijuar rrezikun e përmbytjeve të shpejta dhe rrëshqitjeve të baltës në zonat ku toka e djegur nuk mund të thithë rrebeshin e papritur.