Poliomieliti po bëhet problem, shteti amerikan shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar më: 10/9/2022, ora 18:30
220816 polio microscope mn 1215 318ff6 1019x720

Poliomieliti po bëhet problem, shteti amerikan shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar më: 10/9/2022, ora 18:30

Guvernatorja e Nju-Jorkut, Kathy Hochul, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të poliomielitit, virusit vdekjeprurës që po përhapet me shpejtësi në të gjithë shtetin.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se kampionët e marrë nga kanalizimet e ujërave të zeza në qytetin e Nju-Jorkut dhe katër rrethina, kanë dalë pozitiv për testin e poliomielitit. Edhe pse deri tani vetëm një rast është konfirmuar te njerëzit, ishte i pari që shfaqej prej rreth një dekade.

Poliomieliti ishte zhdukur thuajse plotësisht nga Shtetet e Bashkuara që prej nisjes së vaksinimit masiv në vitin 1955. Në vitin 1979, SHBA u shpall si vend i çliruar nga poliomieliti. Por sipas zyrtarëve të shëndetësisë, ritmet e vaksinimit janë shumë të ulëta në disa pjesë të shtetit.

Nuk ka ende asnjë kurë për poliomielitin, por vaksina parandalon rastet e rënda. Sëmundja prej më së shumti fëmijët, virusi shkakton dhimbje muskujsh dhe paralizë, ndërsa në rastet më të rënda, bllokim të përhershëm të gjymtyrëve dhe vdekje.

Autoritetet thanë se duan të arrijnë të vaksinojnë 90% të popullsisë në të gjithë shtetin, nga 79% që është niveli aktual i vaksinimeve. Në të gjithë Amerikën, rreth 93% e fëmijëve kanë marrë të paktën tre doza të vaksinës kundër poliomielitit.