SHBA i kërkon Rusisë të lirojë Navalny-n: Thellësisht të shqetësuar nga trajtimi rus ndaj tij

Publikuar më: 10/9/2022, ora 12:22
navalny 1280x720

SHBA i kërkon Rusisë të lirojë Navalny-n: Thellësisht të shqetësuar nga trajtimi rus ndaj tij

Publikuar më: 10/9/2022, ora 12:22

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë që ta lirojë menjëherë politikanin opozitar, Aleksei Navalny, i cili është dërguar së fundi në qeli.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga ndërhyrja që po bën Qeveria ruse në të drejtat e Aleksei Navalny-t”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Ai tha gjithashtu se Navalny është vendosur në mënyrë të përsëritur në izolim për shkelje të vogla të supozuara.

Navalny ka thënë përmes disa postimeve në Twitter, më 8 shtator, se autoritetet e burgut e kanë akuzuar atë se është përfshirë në aktivitete kriminale jashtë burgut, dhe për pasojë i kanë hequr të drejtën e takimeve me avokatin.

Duke shkruar në Twitter, ku Navalny ka postuar përmes avokatëve të tij, kritiku i Kremlinit tha se administratorët e burgut kishin refuzuar t’i tregonin arsyet e lëvizjes dhe se ai tani komunikon me avokatët e tij përmes “xhamave të dyfishtë plastikë me hekura brenda”.

Navalny është kritiku më i zëshëm i Presidentit Vladimir Putin brenda Rusisë, që po vuan një dënim 11 vjet e gjysmë, pasi u shpall fajtor për shkelje të lirimit me kusht dhe mashtrim dhe shpërfillje të akuzave gjyqësore. Ai thotë se të gjitha akuzat kundër tij ishin të sajuara si një pretekst për të mbytur disidencën dhe për të penguar ambiciet e tij politike.