Aksident në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht nëna me fëmijën

Publikuar më: 11/9/2022, ora 16:00
makina del nga rruga 1275x720

Aksident në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht nëna me fëmijën

Publikuar më: 11/9/2022, ora 16:00

Një makinë ka përfunduar disa metra nën Rrugën e Arbrit pak pas mesditës së të dielës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Spatës”.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se makina është përplasur me hekrat e urës e më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë.

Nëna me fëmijën janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme, ndërsa mësohet se janë në gjendje të qëndrueshme.