Autoboti me naftë përplaset me autobusin, 18 viktima

Publikuar më: 11/9/2022, ora 10:05

Autoboti me naftë përplaset me autobusin, 18 viktima

Publikuar më: 11/9/2022, ora 10:05

Të paktën 18 persona humbën jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor në Meksikë, ku u përfshinë një autobot me një autobus.

Ngjarja ndodhi në shtetin verior të Tamaulipas, kur autobusi u përplas nga mjeti i rëndë i ngarkuar me lëndë djegëse, i cili kishte dalë nga kontrolli.

Sipas autoriteteve bilanci i viktimave është ende provizor, pasi shumë nga të plagosurit në aksident janë në gjendje të rëndë.

Një hetim ka nisur nga policia e Tamaulipas për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.