Enkeleid Dobi gati për stolin e Kukësit, pritet vetëm firma

Publikuar më: 11/9/2022, ora 12:56
MB EKELEID DOBI PRITET TRAJNER I KUKESIT frame 0 1280x720

Enkeleid Dobi gati për stolin e Kukësit, pritet vetëm firma

Publikuar më: 11/9/2022, ora 12:56

Pas largimit të Skënder Gegës nga pankina, drejtuesit e Kukësit janë vënë menjëherë në punë për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Emri më i lakuar është ai i ish-futbollistit të kombëtares Enkeleid Dobi. Burime për A2 CNN bëjnë me dijë se Dobi ka arritur marrëveshjen me presidentin Safet Gjici dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Prej vitesh, Ekeleid Dobi jeton në Poloni ku ka drejtuar disa skuadra . Ndërsa tani është gati aventurën e tij të parë si trajner në Superligën shqiptare.

Detyra e tij për ta ringjitur Kukësin në tabelë do të jetë e vështirë pasi në 4 javë kampionat, verilindorët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë.