Helikopteri “Black Hawk” rrëzohet në Kabul

Publikuar më: 11/9/2022, ora 18:56

Helikopteri “Black Hawk” rrëzohet në Kabul

Publikuar më: 11/9/2022, ora 18:56

Tre persona janë vrarë, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur pasi një helikopter “Black Hawk” u rrëzua gjatë një stërvitje të talebanëve në Afganistan.

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi ngjarjen, ndërsa bëri të ditur se helikopteri u rrëzua për shkak të një problemi teknik.

Momenti i rrëzimit të helikopteri është filmuar, ndërsa video është bërë menjëherë virale në internet.

“Një helikopter amerikan Black Hawk është rrëzuar gjatë një stërvitje për shkak të një problemi teknik. Ai ka rënë brenda Kampusit të Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare”, tha Enayatullah Khwarizmi, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Afganistanit.

Pas grushtit të shtetit të vitit të kaluar, talebanët morën nën kontroll disa nga avionët e prodhuar në Amerikë e që gjendeshin në Kabul.