Koronavirusi në Shqipëri, vetëm 88 raste të reja, por një person ndërron jetë

Publikuar më: 11/9/2022, ora 17:41
koronavirusi varianti delta covid19 ne shqiperi 1024x576

Koronavirusi në Shqipëri, vetëm 88 raste të reja, por një person ndërron jetë

Publikuar më: 11/9/2022, ora 17:41

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 484 testime për koronavirus, nga të cilat vetëm 88 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, lajmi i keq është se janë rikthyer humbjet e jetës. Një qytetar nga Mallakastra, 63 vjeç, ka ndërruar jetë i prekur me koronavirus.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 484 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 88 qytetarë, në këto bashki:

39 në Tiranë, 9 në Fier, 7 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Durrës, 3 në Berat, nga 2 në Shkodë, Vau i Dejës, Vlorë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 në Pukë, Krujë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Klos, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë.

Janë 1,513 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Mallakastra 63 vjeç.

Janë shëruar 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,792 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                88

Të shëruar në 24 orë          189

Të shtruar në spitale             15

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     484

Testime totale                   1,970,376

Raste pozitive                      329,890

Raste të shëruara                  324,792          

Raste Aktive                             1,513

Humbje jete                              3,585

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    700

Shkodër                 167

Durrës                     134

Elbasan                   126

Vlorë                         88

Fier                           81

Gjirokastër                61

Berat                           51

Korçë                          44

Dibër                           30

Lezhë                          29

Kukës                           2