Meta: Qeveria është kthyer në promovuese të krimit

Publikuar më: 11/9/2022, ora 17:34
ilir meta 2 1265x720

Meta: Qeveria është kthyer në promovuese të krimit

Publikuar më: 11/9/2022, ora 17:34

Në një konferencë për mediat pasditen e së dielës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, duke thënë se qeveria është kthyer në promovuese të krimit.

“Javën e kaluar, dëgjuam një deklaratë shokuese nga ministri i Brendshëm i qeverisë aktuale, ku shprehej se pa krim nuk ka zhvillim. Një deklaratë e papranueshme nga përfaqësuesi i qeverisë, i cili ka detyrën kryesore për të ndaluar krimin dhe përparuar zhvillimin.

Në fakt, duhet thënë me forcë dhe duhet punuar më me forcë, pa arsim nuk ka zhvillim. Zhvillimin e sjell vetëm një arsim cilësor me kurikula bashkëkohorë, me mësues të mbështetur me paga dinjitoze. Vetëm arsimi si prioritet sjell zhvillim.

Unë i uroj mësuesit dhe nxënësit që kthehen në shkolla për një vit sa më produktiv”, tha Meta.