Ofensiva digjitale e Iranit, ekspertët: Mund të shtrihet edhe përtej institucioneve publike

Publikuar më: 11/9/2022, ora 19:47

Ofensiva digjitale e Iranit, ekspertët: Mund të shtrihet edhe përtej institucioneve publike

Publikuar më: 11/9/2022, ora 19:47

Pas goditjes së e-Albania dhe sistemit TIMS, që garanton kontrollin e kufijve, pyetja lind se si mund të mbrohet sektori privat nga sulme të tilla?

Vigjilenca kërkohet nga ekspertë të sigurisë kibernetike, në kushtet e asaj që po duket si ofensivë digjitale nga Irani.

“Korporatat dhe bizneset që e bazojnë punën e tyre me mbajtje të dhënash, me komunikime në forma elektronike, duhet të ndërgjegjësohen shumë më tepër sesa kanë qenë deri sot, shprehet Erion Demiri, ish-anëtar i AKCESK. 

Ndërkohë, eksperti Demiri tregon edhe se si ka ndodhur sulmi ndaj sistemit TIMS, dhe çfarë e dallon atë nga platforma e-Albania.

“Këto janë dy infrastruktura të ndara nga njëra-tjetra dhe kjo tregon se nuk është ndjekur e njëjta derë hyrëse”.

Raporti i një investigimi teknik, publikuar pak ditë më parë nga kompania Microsoft që punoi për të ndaluar sulmin kibernetik ndaj sistemit qeveritar të Shqipërisë, dikton se mësymja filloi në maj 2021 dhe se databazat e qeverisë u sulmuan nga katër grupe të lidhura me qeverinë iraniane.