Përplasen 3 automjete në aksion Gjirokastër-Tepelenë

Publikuar më: 11/9/2022, ora 20:19
aksident naten 1024x576

Përplasen 3 automjete në aksion Gjirokastër-Tepelenë

Publikuar më: 11/9/2022, ora 20:19

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbrëmjen e së dielës në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, ku në aksident janë përfshirë automjetet tip “Audi”, “Volkswagen” dhe “Ford”, i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.