Rikthehet sistemi TIMS edhe në Portin e Durrësit

Publikuar më: 11/9/2022, ora 19:43
porti durres njerez 1280x720

Rikthehet sistemi TIMS edhe në Portin e Durrësit

Publikuar më: 11/9/2022, ora 19:43

Është rikthyer funksionimi i sistemit TIMS edhe në Pikën Kufitare në Portin e Durrësit.

Imbarkimi i pasagjerëve që do të udhëtojnë me dy tragetet e mbrëmjes drejt Barit po kryhet normalisht.

Në një reagim gjatë kësaj të diele, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, falënderoi partnerët amerikanë për ndihmën dhe bëri një panoramë të pikave kufitare që tashmë e kanë rifilluar punën normalisht.

“Përgëzime ekipit të IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për punën pa ndërprerje që nga minuta e parë e sulmit kibernetik, për të rivënë në funksionim sistemet tona dhe veçanërisht atë TIMS. Gjithashtu falënderoj partnerët amerikanë që kanë qenë pranë edhe në këtë rast e po bëjnë çdo përpjekje për ta bërë Shqipërinë sa më të sigurt. Prej mesnatës sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas.

Po kështu është rivënë në punë edhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë. Aktualisht ekspertët tanë po vijojnë punën e pandërprerë për rikthimin e sistemit TIMS në Pikat e tjera të  Kalimit Kufitar si dhe po marrin masat nevojshme për të mos pasur më ndërprerje”, shkruan Çuçi.