Rrëqebulli i Ballkanit shfaqet në zonën e Gurit të Nikës

Publikuar më: 11/9/2022, ora 21:00

Rrëqebulli i Ballkanit shfaqet në zonën e Gurit të Nikës

Publikuar më: 11/9/2022, ora 21:00

Rrëqebulli i Ballkanit fotografohet për herë të parë në zonën e mbrojtur Guri i Nikës, Pogradec.

Kamerat e kurthit të vendosura nga AdZM Korçë, bënë të mundur dokumentimin e kësaj specieje të rrallë, e cila njihet si e rrezikuar.

Falë metodave të konservimit të aplikuara në këto zona, kjo specie po vazhdon shtrirjen e habitatit të tij në territorin Shqiptarë. Rrëqebulli i Ballkanit ka një përhapje të kufizuar mes Maqedonisë🇲🇰 dhe Shqipërisë.