Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Shqipëria dhe Kosova me një Abetare, Rama: Moment i veçantë pas një pune të shkëlqyer

Nga A2 CNN
11 Shtator 2022, 19:09 | Aktualitet
Shqipëria dhe Kosova me një Abetare, Rama: Moment i

Në një organizim të mbajtur këtë të diel në Tiranë, ku të pranishëm kanë qenë ministrat e Arsimit të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut, është prezantuar Abetarja e unifikuar.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se ky është një moment shumë i veçantë i cili, sipas tij, vjen pas një pune intensive dhe të shkëlqyer.

https://a2news.com/2022/09/01/abetarja-e-perbashket-nis-rrugetimin-ne-kosove-ne-diten-e-pare-te-hapjes-se-shkollave/

Rama u shpreh se kjo ide është përqafuar tashmë edhe nga Maqedonia e Veriut. “Është një moment shumë i veçantë për faktin se kjo abetare e unifikuar, një punë e përbashkët mes dy qeverive, ishte një sfidë me kohën, pasi hapi vendimtar për t’u nisur në rrugëtimin e realizimit të saj u hodh jo shumë kohë më parë.

Puna e kërkuar nga të dyja skuadrat e ngritura enkas për këtë qëllim, ishte tejet voluminoze. Ja ku jemi sot, në vigjilje të vitit të ri shkollor, me një abetare të unifikuar, që është një libër i njëjtë për nxënësit që hyjnë në dyert e shkollës në Shqipëri e Kosovë. Një lajm i shumë i mirë është se edhe miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut e përqafuan këtë ide dhe sot e kanë marrë vendimin për të futur abetaren e unifikuar edhe në klasat ku mësojnë fëmijët e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

https://a2news.com/2022/09/11/viti-i-ri-shkollor-policia-e-shtetit-plan-masash-per-sigurine-jo-gjoba-prinderve-shofere/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani