Sulmi kibernetik, rikthehet sistemi TIMS në Kapshticë

Publikuar më: 11/9/2022, ora 09:54
KR Puentoret sezonale Kapshtice frame 0 1024x576

Sulmi kibernetik, rikthehet sistemi TIMS në Kapshticë

Publikuar më: 11/9/2022, ora 09:54

Vijojnë përpjekjet e autoriteteve për të rikthyer në punë sistemin TIMS në pikat kufitare, i goditur një ditë më parë nga një sulm kibernetik, që riktheu përdorimin e regjistrave.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se është rikthyer në punë sistemi TIMS në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Drejtoria e kufirit në juglindje bën me dije se udhëtarët po kalojnë nëpërmjet sistemit teknologjik TIMS dhe jo manual, siç ndodhi ditën e djeshme. Edhe pse në punë, sistemi ende nuk është normalizuar 100%, pasi funksionon në mënyrë të ngadaltë.

Ndërkohë që në pikën kufitare të Qafë Thanës, sistemi vazhdon të jetë i bllokuar.