Sulmi ndaj sistemit TIMS në Shqipëri, reagon sërish SHBA

Publikuar më: 11/9/2022, ora 08:27
DASH KOSOVA SERBIA frame 1324 1280x720 1 1280x720 1 1280x720

Sulmi ndaj sistemit TIMS në Shqipëri, reagon sërish SHBA

Publikuar më: 11/9/2022, ora 08:27

Shtetet e Bashkuara të Amerikës reaguan ndaj sulmit të radhës kibernetik në Shqipëri, i cili kësaj here goditi dhe kishte në shënjestër sistemin TIMS.

Sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, sulmi mendohet se vjen nga i njëjti shtet dhe për këtë arsye Uashingtoni është duke i ofruar asistencë Shqipërisë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të hetuar dhe për t’u rimëkëmbur”, shkruhet në reagim

Me sulmin ndaj sistemit TIMS për disa kohë u paralizua puna në pjesën më të madhe të pikave të kalimit kufitar, por pas ndërhyrjeve, u arrit që të viheshin në punë dy sportele në aeroportin e Rinasit.

Kujtojmë që më 15 korrik, Shqipëria u godit nga një sulm masiv kibernetik i cili ndërpreu për javë të tëra shërbimet e shumë faqeve qeveritare, mes të cilave dhe ato të shërbimit online për publikun.