Sulmi ndaj TIMS, Rama: Shqipëria rezistoi, nuk humbëm asnjë të dhënë

Publikuar më: 11/9/2022, ora 13:20

Sulmi ndaj TIMS, Rama: Shqipëria rezistoi, nuk humbëm asnjë të dhënë

Publikuar më: 11/9/2022, ora 13:20

Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka humbur asnjë të dhënë serioze pas sulmit kibernetik të radhës, kësaj here ndaj sistemit TIMS.

Kreu i qeverisë shton se Shqipëria rezistoi më së miri ndaj këtij sulmi, duke konfirmuar se investimet në këtë fushë ia vlejtën.

“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm.Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash!

Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm”, shkruan Rama.