Udhëtimi i fundit, kortezhi me arkëmortin e Mbretëreshës niset nga Balmoral drejt Edinburgh

Publikuar më: 11/9/2022, ora 12:44

Udhëtimi i fundit, kortezhi me arkëmortin e Mbretëreshës niset nga Balmoral drejt Edinburgh

Publikuar më: 11/9/2022, ora 12:44

Sot arkëmorti i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth la kështjellen e saj të dashur Balmoral, duke nisur kështu udhëtimin e fundit.

Kortezhi bën një udhëtim prej 6 oresh deri në Edinburgh, teksa kalon përmes Aberdeen and Dundee.

Mijëra njerëz kanë dalë në rruge, teksa monarkja e tyre po përcillet në pallatin ‘’Holyroodhouse’’.

Të martën arkëmorti mbërrin në Londër dhe Mbretëresha do të qëndrojë në Westminster Hall, prej të mërkurës. Ndërsa të hënën e 19 shtatorit mbahet funeral i Mbretëreshës në Westminster Abbey.