Ukraina dyfishon sipërfaqen e çliruar nga pushtimi rus në lindje

Publikuar më: 11/9/2022, ora 10:53
220909232428 06 russia kharkiv ukraine intl hnk exlarge 169

Ukraina dyfishon sipërfaqen e çliruar nga pushtimi rus në lindje

Publikuar më: 11/9/2022, ora 10:53

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se forcat ushtarake kanë rimarrë kontrollin e më shumë se 2000 km 2 në kundërofensivën e nisur gjatë ditëve të fundit në lindje të Ukrainës.

Në përditësimin e fundit konfirmohet se trupat ukrainase e kanë dyfishuar territorin e rifituar vetëm në 24 orë. Ushtria ukrainase është parë të hyjë në qytetet kyçe të Izyum dhe Kupiansk gjatë së shtunës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se përleshje të dhunshme po vijojnë në rrethinat e Izyum ndërkohë që më shumë se 30 qytete dhe fshatra janë rifituar në rajonin e Kharkivit.

Ministria e Mbrojtjes ruse konfirmon tërheqjen e trupave të saj nga Izyum dhe Kupiansk, duke shpjeguar se forcat po rigrupohen në territoret që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Ndërkohë, kreu i administratës ruse në Kharkiv iu ka bërë thirrje qytetarëve që të largohen në drejtim të Rusisë për të shpëtuar jetën e tyre.