Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

29 mijë nxënës në klasë të parë, Tirana vijon turnet

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 14:19 | Sociale

Mësimi filloi. Pas pushimeve të gjata verore dhe dy viteve të vështira nga pandemia, nxënësit e arsimit parauniveristar i rikthehen normalitetit në shkolla. Nuk ka më masa anti-Covid, distancë dhe as orë të reduktuara për shkak të protokolleve mbrojtëse. Ky normalitet u kish munguar sidomos  më të rriturve.

Ndërsa për më të vegjlit dhe më të rinjtë e shkollës, dita e parë ishte plot emocione.

Për disa nuk ka qenë e lehtë përshtatja më klasën dhe largimi nga prindërit. Por duke filluar nga ky vit shkollor, Abetarja do të vijë dhe në mënyrën më të pëlqyer për fëmijët, përmes platformës digjitale, krahas shpjegimit dhe rolit kryesor të mësuesit. Ndryshe nga nxënësit e klasave të para dhe të pesta, nxënësit e klasave të tjera do të mësojnë me tekste të përdorura dhe të papastruara nga shënimet.

https://a2news.com/2022/09/12/i-vetem-ne-klase-te-pare-6-vjecari-pa-shoke-dhe-shoqe-moshatare/

E nëse nga rrethet çdo vit raportohet mbyllje shkollash, Tirana do të ketë sërish mësim me turne për shkak të numrit të madh të nxënësve. Nga 144 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme që ka kryeqyteti, 22 do ta zhvillojnë mësimin edhe pasdite. Vitet e fundit numri i nxënësve në arsimin parauniveristar po njeh vetëm tkurrje.

Kjo vihet re jo vetëm në  brezat e fëmijëve që hyjnë në klasë të parë, por edhe te maturantët që mbyllin shkollën e mesme. Nëse para 10 viteve raportoheshin rreth 40 mijë nxënës në klasë të parë, këtë vit janë rreth 29 mijë fëmijë ose 1 mijë më pak se vjet. Ndërkaq Ministria e Arsimit ende nuk ka bërë publike shifrën zyrtare të nxënësve të arsimit parauniveristar që nisën mësimin në 12 shtator dhe as numrin e fëmijëve të larguar këtë vit nga Shqipëria për ta ndjekur shkollën jashtë vendit.

https://youtu.be/lxAqqjyj2rw

A2 CNN Livestream

Dita jonë