Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

DASH dënon sulmin e Iranit ndaj Shqipërisë: Do t’u mbështesim për të forcuar mbrojtjen kibernetike

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 11:01 | Politikë
DASH dënon sulmin e Iranit ndaj Shqipërisë: Do t’u

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri. Në një deklaratë zëdhënësi i DASH, Ned Price, tha se sulmi kibernetik i 9 shtatorit pason atë të 15 korrikut dhe shprehu mbështetjen ndaj Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen kibernetike.

"Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës", shprehet Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.

Kujtojmë se sistemi TIMS në vend u sulmua më 9 shtator nga hakerat që dyshohet se janë të njëjtët që sulmuan e-Albania, 2 muaj më parë. Nga sulmi u bllokua verifikimi elektronik i pasagjerëve në porte dhe në aeroportin e Rinasit. Aktualisht, sistemet e kontrollit të pasagjerëve në pikat kufitare janë rikthyer në funksion.

A2 CNN Livestream

Dita jonë