Dhunë ndaj të miturës, tjetër rast i rëndë në Kosovë

Publikuar më: 12/9/2022, ora 09:35
istog

Dhunë ndaj të miturës, tjetër rast i rëndë në Kosovë

Publikuar më: 12/9/2022, ora 09:35

Një tjetër rast i dhunimit të një të miture ka ndodhur në Kosovë.

Sipas mediave kosovare, ngjarja ka ndodhur në Istog, më 9 gusht 2022, ndërsa viktima për shkak të frikës nuk e ka raportuar rastin deri dje në polici.

“Rasti ka ndodhur para një muaji, më 9 gusht 2022, viktima nuk e ka raportuar rastin për shkak të frikës. Hetuesit po e trajtojnë rastin dhe të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.