Hakmarrja e Putin, publikohen pamjet e ofensivës nga ajri në Ukrainë

Publikuar më: 12/9/2022, ora 22:24

Hakmarrja e Putin, publikohen pamjet e ofensivës nga ajri në Ukrainë

Publikuar më: 12/9/2022, ora 22:24

Ukraina ka arritur të rimarrë territore të mëdha gjatë ditëve të fundit në lindje të vendit, duke zmbrapsur forcat ruse që gjendeshin aty që prej 24 shkurtit kur nisi pushtimi.

Një zyrtar ruse tha këtë të diel se sulmi ishte i papritur dhe ushtria ukrainase është më e madhe në numër në ato territore, duke bërë që ushtria ruse të tërhiqet.

Në këtë situatë, Putin nuk ka qëndruar spektator, por është hakmarrë menjëherë. Ai shkarkoi një zyrtar të lartë të ushtrisë së tij, ndërsa mbrëmjen e së dielës nisi edhe një ofensivë të gjerë nga ajri në shenjë hakmarrje ndaj Ukrainës.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje nga sulmet, ku në një video pretendohet se është goditur një termocentral në Ukrainë, ku ka ndodhur edhe një shpërthim i madh si pasojë e sulmit me raketa.