Investimet (jo) strategjike – 31 Minuta

Publikuar më: 12/9/2022, ora 21:45

Investimet (jo) strategjike – 31 Minuta

Publikuar më: 12/9/2022, ora 21:45

Nga privatizimet e shpejta e të pamenduara mirë, te Shqipëria 1 Euro, e së fundmi investimet strategjike, pasuritë e shqiptarëve janë dhuruar, përvetësuar e shpeshherë shkatërruar në emër të së mirës publike dhe zhvillimit të ekonomisë. Emrat janë të ndryshëm, formula e njëjtë: ne ta japim falas, ti ndërto diçka.

E ajo çka është ndërtuar, gati gjithmonë, i ka shërbyer vetëm pronarit të ri. Në këto “31 minuta”, ne do t’ju sjellim në detaje se si ka funksionuar ligji i investimeve strategjike, pengesat që ka hasur dhe akuzat që ka ngritur. Kjo për të bërë një bilanc, se kush ka përfituar realisht prej tij.