Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Java e kulturës suedeze, nis me artin vizual, por kulmon me këngët e grupit legjendar ABBA

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 15:52 | Aktualitet
Java e kulturës suedeze, nis me artin vizual, por kulmon me

Janë bërë 50 vite që kur anëtarët e grupit suedez ABBA u bënë bashkë për të regjistruar këngët e tyre të para. Sot, me një teknologji të jashtëzakonshme, në kryeqytetet e gjithë botës ka nisur të përcillet një dokumentar për muzikën që ky grup i dha kulturës pop.

Edhe në kryeqytetin shqiptar do të ketë një koncert tribut për hitet fantastike të këtij grupi që bashkon ende njerëzit përmes muzikës.

“Festojmë 50-vjetorin e grupit ABBA këtë vit dhe ku ka më mirë se sa edhe këtu në tiranë ta festojmë me muzikën e tyre. Në mes të Tiranës bëhuni gati të kërcejmë me këto hite, se vërtet më të njohurit e muzikës suedeze janë ABBA, Europe dhe Ace of Base. Sa I përket koncertit që do të sjellë banda që I bën tribut tanimë grupit ABBA, mund të them se një surprizë e bukur do të jetë edhe një përshëndetje speciale për fansat në Shqipëri, nga një prej anëtarëve të grupit, i cili e sjell këtë përshëndetje dedikuar Tiranës”, tha ambasadorja suedeze Elsa Hastad.

Koncerti në datën 15 shtator në Sheshin “Italia” është vetëm një nga eventet e javës së kulturës suedeze në Shqipëri, një javë që nis sot me ekspozita dhe muzikë.

Nga kinematografia suedeze do të mbërrijnë tre produksione të reja ashtu sikurse edhe kineastët që kanë punuar për to. Tirana, Shkodra e Gjirokastra janë vendet ku kultura suedeze do të rrugëtojë gjatë kësaj jave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë