Pandemia, luftërat dhe klima, rritje me 10 milionë në 5 vite për “skllavërinë” moderne

Publikuar më: 12/9/2022, ora 15:41

Pandemia, luftërat dhe klima, rritje me 10 milionë në 5 vite për “skllavërinë” moderne

Publikuar më: 12/9/2022, ora 15:41

Skllavëria moderne është një sfidë gjithnjë e në rritje flaë një përzierje të konflikteve të armatosura, ndryshimeve klimatike dhe pandemisë globale. Këtë e konfirmon një raport i ri i publikuar nga Kombet e Bashkuara. Organizata Ndërkombëtare e Punës, vlerëson se 50 milionë njerëz, ose 1 në çdo 150 njerëz të gjallë, janë të bllokuar në punë të detyruar ose martesa të detyruara. Kjo është rreth 10 milionë më shumë se shifra e pesë viteve më parë. Organizata Ndërkombëtare e Punës nënvizon se fakti që gjërat po përkeqësoheshin ishte “tronditës”.

“Asgjë nuk mund ta justifikojë vazhdimësinë e abuzimit me këtë të drejtë themelore të të drejtave të njeriut. Ne e dimë se çfarë duhet bërë… nevojitet një qasje gjithëpërfshirëse. Sindikatat, organizatat e punëdhënësve, shoqëria civile dhe njerëzit e zakonshëm, të gjithë kanë role të rëndësishme për të luajtur”, thotë Guy Ryder, drejtor i organizatës ndërkombëtare të punës.

Organizata Ndërkombëtare e Punës e Kombeve të Bashkuara thekson se skllavëria nuk është e përqendruar vetëm në vendet e varfra larg nga bota perëndimore, por më shumë se gjysma e punës së detyruar ndodh në shtetet e pasura me të ardhura të mesme apo të larta.

Në raport thuhet se ka marrë në konsideratë punën e detyruar dhe martesën e detyruar si metodë e skllavërisë moderne, pasi janë situata të cilave njerëzit e rënë në grackë nuk mund të shpëtojnë për shkak të kërcënimeve, dhunës, mashtrimit dhe abuzimit me pushtetin.

Sipas të dhënave zyrtare, 27.6 milionë njerëz bëjnë punë të detyruara, mes tyre 3.3 milionë fëmijë. 22 milionë të tjerë vuajnë martesat e detyruara, shumica prej tyre gra dhe nën moshën 15 vjeç.