Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Përcaktohet data e miqësores Shqipëri-Itali

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 12:48 | Futboll
Përcaktohet data e miqësores Shqipëri-Itali

Shqipëria do të luajë përballë Italisë më 16 nëntor, në Tiranë. Kjo është data e miqësores së luksit për ekipin tonë përfaqësues dhe për të gjithë mbështetësit kuq e zi.

Data u konfirmua vetëm pak javë pas njoftimit të dhënë nga Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, për zhvillimin e ndeshjes në Arenën Kombëtare. Ky test do të luhet vetëm katër ditë përpara startit të Botërorit 2022, në Katar.

Pasi humbi pjesëmarrjen në eventin më të rëndësishëm të futbollit për të dytin edicion me radhë, Italia ka nisur rindërtimin e skuadrës. Përballja me Shqipërinë dhe një tjetër ndeshje miqësore do t’i shërbejnë trajnerit Mancini për të nisur projektin e ri dhe ringritjen e kampionëve të Europës në fuqi.

Ndeshja e fundit e Kombëtares me Italinë ka qenë ajo e 9 tetorit 2017, në “Loro Boriçi”. Takimi i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2018 u fitua 1-0 nga të kaltrit, me golin e Candreva. Në histori, Shqipëria ka luajtur tri herë përballë Italisë. Ndeshjet janë zhvilluar nga viti 2014 deri më 2017 dhe kuqezinjtë nuk kanë regjistruar asnjë rezultat pozitiv.

Edhe pse nuk ka ende konfirmime zyrtare, po përflitet se pas ndeshjes me Italinë, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër përballje miqësore. Në plan është vëllazërorja me Kosovën, një përballje e cila mund të luhet në Zvicër ose në Gjermani.

https://a2news.com/2022/11/14/asllani-luan-kunder-te-tijve-do-te-provojme-ti-lumturojme-tifozet/
https://a2news.com/2022/11/15/miqesorja-me-italine-mungojne-gjimshiti-e-balliu-broja-rrezikon/

A2 CNN Livestream

Dita jonë