Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Pezullimi i dy nënkomisarëve në Elbasan, zbulohen detaje

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 21:13 | Kronikë
Pezullimi i dy nënkomisarëve në Elbasan, zbulohen detaje

Detaje të reja janë zbuluar nga pezullimi nga detyra të dy nënkomisarëve në Policinë e Elbasanit.

Mësohet se bëhet fjalë për Ulian Shpatarakun me detyrë shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan dhe Sovjona Kapllanaj, ne detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se dy efektivët kanë kapur shtetasin Endrit Filja, i cili ishte i shpallur në kërkim dhe më pas e kanë lënë sërish të lirë.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan dhe një specialiste në këtë seksion.

Ata dyshohet se nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.

“Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, datë 11.09.2022, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të punonjësve të policisë:

– Nënkomisar U.SH, 37 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan;

– Nënkomisare S.K., 45 vjeçe, me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.

Ata janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.1200, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e kësaj Prokurorie. Dyshohet se në shpërdorim të detyrës, këta punonjës policie nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor”, njofton Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë