Prezantohet trajneri i ri i Kukësit

Publikuar më: 12/9/2022, ora 09:54
WhatsApp Image 2022 09 12 at 09.49.09 1280x720

Prezantohet trajneri i ri i Kukësit

Publikuar më: 12/9/2022, ora 09:54

Enkeleid Dobi është prezantuar si trajneri i ri i Kukësit, pak ditë pas largimit të Skënder Gegës nga ky post.

Dobi ishte kandidati i parë i zgjedhur nga presidenti i klubit, Safet Gjici dhe prezantimi i tij u bë mëngjesin e kësaj të hëne, për të nisur menjëherë nga puna.

Prej vitesh, Enkeleid Dobi jeton në Poloni ku ka drejtuar disa skuadra, ndërsa tani është gati për aventurën e tij të parë si trajner në Superligën shqiptare. Detyra e tij për ta ringjitur Kukësin në tabelë, do të jetë e vështirë pasi në 4 javë kampionat, verilindorët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë.