Pritshmëri pa investuar, ekspertët: S’ka arsim cilësor në kushte të një nënfinancimi publik

Publikuar më: 12/9/2022, ora 14:31

Pritshmëri pa investuar, ekspertët: S’ka arsim cilësor në kushte të një nënfinancimi publik

Publikuar më: 12/9/2022, ora 14:31

Nga infrastrukturë moderne e internet në 100% të shkollave, te laboratorët teknologjikë në të gjitha klasat. Reduktim i braktisjes së arsimit të detyrueshëm, përmirësimi i kurikulave, promovimi dhe mbështetja e ekselencës e forcimi i arsimit profesional.

Janë këto disa nga ambiciet e shtuara të qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit këtë vit të ri shkollor. Por, sa të mundshme janë këto pritshmëri për t’u realizuar, në kushtet e një nënfinancimi publik?

Duke përllogaritur buxhetin total me numrin e popullsisë, Shqipëria shpenzon mesatarisht 159 euro për çdo person, për të mundësuar edukimin. Kjo shifër është më pak se në Kosovë dhe 8 herë më e ulët se në vendet e Bashkimit Europian.

Vëmendja duhet kthyer shpejt dhe me forcë ndaj zonave periferike, thonë ekspertët. Kjo për të lehtësuar sadopak “faturën” e braktisjes së vendit. E njëjta këshillë ndaj qeverisë vlen edhe për shkollat profesionale, të cilat nga viti në vit po pësojnë reduktim të numrit të nxënësve.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vitin e shkuar shpenzimet për arsimin në vend ishin sa 3,1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke iu rikthyer niveleve të ulëta në vitit 2017.

Ndërsa nga gati 391 milionë euro të parashikuara në fillimin e këtij viti, buxheti për arsimin u ul në 375 milionë në mars, ndërsa me rishikimin e fundit qeveria e rriti në 385 milionë euro.