Riorganizimi i mësuesve, në Vlorë mbi 1600 nxënës më pak se viti i kaluar

Publikuar më: 12/9/2022, ora 14:40

Riorganizimi i mësuesve, në Vlorë mbi 1600 nxënës më pak se viti i kaluar

Publikuar më: 12/9/2022, ora 14:40

Nëse më parë klasat e sistemit arsimor parauniversitar kishin problematikë mbipopullimin me nxënës, tanimë tendenca është e kundërt dhe në fokus të punës së drejtorive arsimore tani është gjetja e mënyrës se si t’i angazhojnë mësuesit. Në Vlorë të dhënat zyrtare flasin se këtë vit të ri arsimor janë regjistruar 1662 nxënës më pak se vitin e kaluar.

Dhe sfida e Drejtorisë Rajonale Arsimore është se si të mbajnë të hapura shkollat kryesisht në zonat rurale.

Investimet në infrastrukturën e disa shkollave është një tjetër emergjencë për disa nga shkollat e bashkisë së Vlorës, në mënyrë që të ofrohen kushte sa më normale për nxënësit, edhe aty ku numri i tyre është i vogël.