Roma rikthehet te fitorja, mposht Empolin e shqiptarëve

Publikuar më: 12/9/2022, ora 22:54
romaaaa

Roma rikthehet te fitorja, mposht Empolin e shqiptarëve

Publikuar më: 12/9/2022, ora 22:54

Roma ka triumfuar 1-2 në transfertë këtë të hënë ndaj Empolit.

Dybala dhe Abraham ishin autorët e dy golave në këtë sfidë, e cila u dominua nga skuadra e Mourinhos-s, por për një moment fitorja e verdhekuqve u vu në diskutim.

Dybala realizoi një super gol në pjesën e parë, por Empoli barazoi. Në pjesën e dytë, argjentinasi asistoi për Abraham, i cili shënoi golin e fitores për Romën.

Në këtë sfidë, për Empolin u aktivizua nga minuta e parë Ismajli, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua edhe Bajrami.