“Shqipëria në pikë kritike”, Kim: Mbështesim arsimin sa reformën në drejtësi

Publikuar më: 12/9/2022, ora 11:42
kim 1 1280x720

“Shqipëria në pikë kritike”, Kim: Mbështesim arsimin sa reformën në drejtësi

Publikuar më: 12/9/2022, ora 11:42

E nisi me përshëndetje në gjuhën shqipe, fjalën e saj në Kongresin Kombëtar të Arsimit, ambasadorja amerikane Yuri Kim.

“Mirëmëngjes!”, përshëndeti ambasadorja amerikane.

Në fjalën e saj, Kim theksoi se Shqipëria është në një pikë kritike, ndërsa shprehu mbështetjen për arsimin me të njëjtën rëndësi sa reforma në drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit.

“Arsimi është arma më e fuqishme që mund ta përdorni për të ndryshuar botën dhe Shqipëria është në një pikë kritike. 32 vite nga fundi i komunizmit është një botë e ndryshme dhe një e ardhme që duhet të jetë e ndryshme. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ju uleni krah SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Rusisë, Kinës në KS të OKB-së. Arsimi do të jetë kyç për sa shpejt do të lëvizni dhe sa përparim do të bëni. Politika jonë është që duam t’ju shohim tërësisht të integruar në BE. Dhe mbështetja për politikën arsimore është po aq sa reforma në drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit. Brezi më i arsimuar dhe më i aftë mund të ngrihet. Detyra jonë është të përmirësojmë arsimin këtu në Shqipëri”.